Nicola Peltz duket se po merr shembull nga vjehrra Victoria Beckham, e cila ka plot 15 unaza fejese pas 22 vitesh martesë.
Vetëm një muaj nga martesa me Brooklyn Beckham, Nicola ka treguar një unazë fejese të re.
Aktorja 27-vjeçare e tregoi unazën gjigante në Met Gala, më 2 maj, dhe në Instagramin e saj
“Unaza e re e Nicola-s duket se mban një diamant shumë të madh në formë ovale, afërsisht 6 deri në 8 karat, me diamante trapezoid në anë, të gjitha të vendosura në një rreth platini me shkëlqim. Meqenëse platini është natyralisht i bardhë, mund të shihni se diamanti qendror shkëlqen edhe më shumë!” tha për Page Six Style, Jenny Luker, presidente e Platinum Guild International USA.
Luker vlerësoi se guri i madh vlen 2 milionë dollarë dhe se rrethi më vete arrin në 90,000 dollarë.
Fillimisht Brooklyn i propozoi Nicola-s me një unazë smeraldi me vlerë 250,000 dollarë, gati një e dhjeta e çmimit të unazës së saj të re, në korrik 2020.