Në një video të re Vladimir Putin shfaqet i enjtur dhe duke kapur në mënyrë të sikletshme një tavolinë për mbështetje. Kjo video ka nxitur dyshimet se presidenti rus është i sëmurë rëndë.
Pamjet e publikuara nga Kremlini të enjten tregojnë Putinin duke kapur fort tavolinën me dorën e djathtë sapo ulet dhe e mban dorën në të njëjtin pozicion gjatë gjithë klipit gati 12-minutësh.
Putin ulet me shpatulla të kërrusura dhe rregullisht lëviz dhe troket gishtat e këmbëve gjatë një takimi me ministrin e tij të mbrojtjes, Sergei Shoigu, për të diskutuar fatin e qytetit të rrethuar ukrainas të Mariupolit.
“Klipi tregon Putinin dhe këshilltarin e tij kryesor të dy në depresion dhe në dukje në gjendje të keqe shëndetësore”, shkroi në Twitter Anders Aslund, një ekonomist suedez i cili më parë ishte këshilltar në Rusi.
Shoigu gjithashtu përflitet se ka probleme shëndetësore.
Ish-politikania e Mbretërisë së Bashkuar, Louise Mensch, tha se pamjet duket se mbështesin raportet e mëparshme se “Vladimir Putin ka sëmundjen e Parkinsonit”.
“Këtu mund ta shihni atë duke kapur tavolinën në mënyrë që dora e tij që dridhet të mos duket, por ai nuk mund ta ndalojë këmbën e tij të tundet”, ka shkruar ajo.
Profesor Erik Bucy, një ekspert i gjuhës së trupit nga Universiteti Teknologjik i Teksasit, vuri në dukje për The Sun se fytyra e Putinit dukej qartë e fryrë, duke thënë se kjo “përforcon një pamje jo të shëndetshme“.
Raporte të tjera kanë sugjeruar se Putini kohët e fundit ka pasur 35 takime sekrete me një mjek të kancerit. Kremlini e ka mohuar që ai ta ketë këtë sëmundje dhe çdo pretendim se Putin është në gjendje të keqe shëndetësore.