Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger janë bërë prindër për herë të dytë.
Katherine ka sjellë në jetë një vajzë të cilën e kanë quajtur Eloise.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori 42-vjeçar, me anë të një postimi në Instagram, ku tregon emrin dhe datëlindjen e vogëlushes.
“Jemi shumë të emocionuar që njoftojmë lindjen e vajzës sonë të dytë. Ndihemi të bekuar dhe mirënjohës”, ka shkruar ai mes të tjerash.