Pak kohë më parë këngëtari Irkenc Hyka bëri me dije me anë të një postimi në Instagram se partnerja e tij ishte në pritje të ëmbël.
Ndërsa gjatë një puntate të “Zemër Luana” Irkenci tregoi për herë të parë se gjinia e bebit është mashkull.
Tashmë gëzimi i tyre i parë ka ardhur në jetë!
Vetë këngëtari ka ndarë foton e parë të bebit tek i mban dorën, ndërsa i ka dedikuar edhe disa fjalë zemre dhe ka zbuluar emrin e tij, Aian.
“Si në ëndërr me ty sot jemi zgjuar! Sa shume jemi lutur per ty, dhurata jone e Zotit, Aian! Na e ke cuar jeten ne dimension tjeter qe kur morem vesh egzistencen tende, dhe sot qe te mbajme ne duar e dime ca do te thote vertete te maresh fryme! Mami dhe babi do te duan, do te mbrojne, do te jepin cdo te mire te vetes per te gjithe jeten!”- ka shkruar këngëtari.
Në këtë postim nuk kanë munguar urimet e shumta nga ndjekësit dhe personazhet e tjerë publik, gjithashtu dhe stafi ynë i uron jetë të gjatë e të lumtur djalit të tyre!