Ne spektaklin e shkuar te “Big Brother VIP Kosova” pati mjaft surpriza, mes tyre dhe “eleminimi” i banorit Andi Artani.
Moderatori Alaudin Hamiti vuri ne dijeni banoret se Andi do te jete i pari qe largohet nga shtepia, por ne fakt e gjitha ishte nje loje per te cilen e dinte vetem publiku.
Mes banoreve, ajo qe u prek me shume ishte Vivien e cila po fillonte te kishte dhe nje pelqim me ish-konkurrentin e “Perputhen”.
Mirepo, fill pas largimit te ketij te fundit, Vivien u “ngushellua” te reperi Getinjo, me te cilin nuk kane munguar as perqafimet dhe puthjet e embla.
Persa i perket veprimeve te Vivien dhe Getinjo, Andi Artani pavaresisht se nuk ka qene afer tyre, ka mundur t’i ndjeke nepermjet nje ekrani ne dhomen e sekreteve, nga ku u shfaq mjaft i zhgenjyer.
Mbremjen e sotme gjate Prime-it, Vivien u shpreh sërish e prekur nga largimi i Andit, madje shtoi se “ka humbur njerezit qe i do ne jete.”
“Me erdhi shume keq qe iku Andi se doja qe ta shijonte me shume, jo per mua fiks. Pyeta vetem nese eshte mire ai dhe familja e tij”- tha mes të tjerash Vivien.
Mirepo sot Andi i eshte bashkur serish pjeses tjeter te banoreve, ku hyrjen e tij e priten te paret Stresi me Getinjon bashke me Vivien.
I papritur ishte fakti se kjo e fundit ‘iu hodh ne krahe menjehere’.