Përkujdesja ndaj flokëve është një sfidë e vërtetë, veçanërisht kur kemi të bëjmë me gjenetikën, apo dietën ushqimore.
Sot, në këtë artikull do të të tregojmë të gjitha vitaminat që ndikojnë në rritjen e flokëve më të shëndetshëm.
Vitamina B – Ndihmon në rritjen e flokëve dhe në rigjenerimin e qelizave që mundësojnë këtë proces. Ushqimet që përbajnë vitaminën B janë: ushqimet e detit, mishi dhe perimet jeshile.
Vitamina D – Kjo vitaminë ndihmon imunitetin në përgjithësi, por edhe rritjen e shëndetshme të flokëve. Për të marrë këtë vitaminë, të duhet *dielli*. Pra, vendos SPF dhe ekspozohu!
Acidet Omega 3 – Këto acide yndyrore janë një resurs shumë i mirë, i pasur me proteina, të cilat ndihmojnë në fuqizimin e rrënjës së flokëve. Ushqimet që përbajnë Omega 3: salmoni, tuna, sardelet, farat chia dhe arrat.
Zinku – Kjo vitaminë ndihmon në rënien e flokëve dhe minimizimin e zbokthit.
Hekuri – Është i lidhur ngushtë me rënien e flokëve, ciklin e periodave dhe sëmundje të tjera të shëndetit. Për të marrë masën e duhur të hekurit, duhet të konsultohesh me mjekun/ en tënde.
B-12 – Nëse vë re se po të dobësohen flokët, menjëherë ndiq një dietë të pasur me mish dhe proteina.
Vitamina E – E gjendur në farat e lulediellit, avokado dhe spinaq, vitamina E do të sjellë ndryshimin e duhur për flokët e tua.
Biotin – Ekziston një mundësi shumë e madhe që mos ta kesh provuar më parë këtë suplement, i cili njihet masivisht për ndikimin pozitiv që ka te flokët, lëkura dhe thonjtë.