Megjithëse kudo ka entuziasëm për “pushtimin” e Shqipërisë nga turistët italianë, një prej restoranteve të njohura të Beratit ka denoncuar publikisht një grup turistësh italianë që janë larguar pa paguar, pasi kanë ngrënë darkë.
Në fakt, pronarët e restorant “Guva” nuk e shoqërojnë videon as me mallkime as me negativitet.
Me ironi u urojnë pushime të mbara katër të rinjve italianë që nuk kanë dashur të paguajnë darkën.
“Stafi ynë i uron këtyre “zotërinjve” italianë pushime të mbara dhe me lekët e PAPAGUARA në restorantin tonë bëjnë diçka të mirë!!!” shkruhet në faqen e restorantit në rrjetet sociale.
Duhet thënë se të rinjtë kanë qenë me fat që nuk janë ndjekur nga të zotët e punës, që nuk e kanë pritur këtë lojë të hidhur për shërbimin e tyre.