Vin Veli dhe Bora Zemani janë ndarë prej kohësh por bashkë i lidh djali i tyre 7-vjeçar, Arbori. Të qënit prind i një fëmie ka bërë që dyshja të ruajnë raporte të mira me njëri-tjetrin duke kontribuar të dy në rritjen sa më të mirë të tij.
Në emisionin “N’zoom” Dj i njohur ka folur për herë të parë për raportin me Borën, e cila është shndërruar në personazhin më të përfolur shqiptar të muajve të fundit.
‘’Kam një raport shumë të mirë dhe patjetër që e kam uru cdo ditëlindje jo vetëm këtë të 30-të por në cdo ditëlindje, thjesht një urim’’, tha Veli. credit
Tutje ai foli për mënyrën si ruan raporte të shëndosha me ish-partneren e tij për rritjen sa më të shëndetshme të djalin dhe e konsideron veten si një shembull për ciftet që kalojnë në diçka të tillë. credit
‘’Unë kudo mundohem të jap mesazhin tim edhe tek miqtë e mi që kanë të njëjtat probleme ose mund te kenë histori të ngjashme. Mundohem të jap mesazhin larg urrejtjes dhe larg nxitjes së dhunës po por më tepër urrejtjes tek fëmija sepse duke u rrit me urrejtje do të mbjelli po prapë urrejtje po prapë dhe ai kur të rritet, kështu që duke u edukuar që nga prindërit pjesa e mirëkuptimit dhe solidaritetit kjo është një gjë shumë e mirë, patjetër që mendoj se jam shembull edhe jam munduar të jem gjithmonë shembull për këtë pjesë’’.
Vin Veli ka nisur një lidhje të re dashurie, për të cilën nuk foli shumë duke thënë vetëm se është i lumtur.
‘’Për sa kohë gjërat nuk janë publike gjithmonë dhe nuk i kushtohet vëmendje publike, patjetër që të gjithë do të jenë të lumtur edhe ju do të jeni të lumtur nëse jetën tuaj do ta keni sa më private’’