Mbremjen e djeshme ishte nata e trete e Festivalit te Kenges, nje nate dedikuar nostalgjise dhe kengeve qe i kane rezistuar kohes dhe nuk jane fshire kurre nga memorja e publikut.
Nder kengetaret ikon te vendit tone, te cilet u ftuan te performonin kenget me te dashura, u vu re mungesa e Aurela Gaces.
Ishin dy gazetaret Aulona Musta dhe Andi Vrapi te cilet i kerkuan kengetares nje arsye per mungesen publikisht, ndersa pergjigjia e saj na la te kuptonim se nuk ka ngelur fort e kenaqur nga organizuesit e Festivalit.
Aurela tregoi se e kishte refuzuar ftesen per shkak te angazhimeve personale, mirepo pas refuzimit, Festivali kishte hequr edhe videot e kengeve te saj ne siglen promovuese.
“Ne siglat promovuese te festivalit asnje video e ketyre kengeve nuk ishte. Paçka se Aulona thote qe keto kenge jane… pse asnje prej ketyre kengeve per 3 sekonda nuk ishte pjese e promos? Ne fakt ftesa per te marre pjese eshte marre. Mbase fakti qe nuk munda te jem ne skene beri te me fshijne edhe nga videot promovuese!
Me thane qe me duan, por ne momentin qe une nuk kam mundesi te shfaqem, prej angazhimeve sigurisht, ndodh te te fshihet dhe historia”- shkroi Aurela Gace.