Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me protestën që po zhvillohet në Tiranë kundër rritjes së çmimeve.
Sipas njoftimit, gjatë protestës grupe të rinjsh kanë bllokuar lëvizjen e makinave, duke shtuar se bllokimi i rrugëve përbën vepër penale.
Nga kjo situatë, policia thotë se janë detyruar të reagojnë dhe të shpërndajnë qytetarët.
Por, gjate protestes kunder rritjes se cmimeve, ka ndodhur edhe nje perplasje mes nje qytetareje dhe nje gazetare te “Top Channel”.
Ne video duket se vajza ne fjale se bashku me nje grup njerezish po flisnin kunder gazetares duke e quajtur median qe ajo perfaqeson, “Top Channel”, si nje media te korruptuar te Edi Rames dhe Erion Veliajt.
Nuk dihet ende arsyeja e sakte e kesaj perplasje, por mesa u kuptua mund te kete patur pakenaqesi nga ana e protestuesve per shkak te menyres se percjelljes se ndonje informacioni ne lidhje me protesten nga ana e gazetares.
Me pas, ka qene gazetari Olti Curri i cili ka bere me dije se vajza eshte arrestuar me dhune nga policia, duke ndare kete video ne InstaStory-n e tij.