Rrjetet sociale janë padyshim mjeti më i mirë për të promovuar personazhe dhe kauza. Por, po ashtu, mund të të kthehen në boomerang.
Sot modelja shaqiptare Jehona Dreshaj ka qenë në qendër të vëmendjes pas një video të publikuar nga një përdorues i TikTok. Djali e pyet Jehonën për emrin dhe origjinën dhe ajo përgjigjet se është nga Detroit. E teksa Jehona duket shumë e qetë dhe e qeshur në video, rrjetit nuk i shpëtoi fakti se ajo mohoi origjinën e saj shqiptare.
Duke qenë se shqiptarët janë shumë “të ndjeshëm” në këtë çshtje, komentet negative ndaj Jehonës vërshuan menjëherë. Në një video të postuar nga iconstyle.al, një komentues shkruan:
“Ai nuk e pyeti për nacionalitetin, e pyeti nga je çfarë qyteti dhe ajo u përgjigj perfect”.
Ky koment i ka rënë në sy edhe Jehonës e cila e mbështeti duke iu përgjigjur me emojin e një duartrokitjeje. Pra modelja nuk ka dashur të mohojë origjinën e saj.