Ditën e djeshme në rrjetet sociale nisi të qarkullojë me shpejtësi një video nga koncerti i Butrint Imerit.
Në të dëgjoheshin fansat tek thërrisnin emrin e Luizit, mirëpo kjo ishte një video e edituar.
Megjithatë një pjesë e mirë e publikut e kanë marrë si të mirëqenë këtë video, ndaj Butrinti ka bërë një reagim publik pak më parë.
“Fake” ka shkruar ai në një nga InstaStory-t e tij duke mohuar që diçka e tillë të ketë ndodhur realisht.