Këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht Dua Lipa është duke zhvilluar së fundmi një tur të cilin e ka quajtur “Future Nostalgia”.
Duket se përveç suksesit dhe performancave gjithmonë të denja, këngëtares nuk i kanë munguar dhe situatat e sikletshme.
Teksa ishte duke kënduar këngën “Be the one” në Milano ajo rrëshkiti dhe u rrëzua në skenë.
Njëri prej balerinëve e ndihmoi, ndërsa ajo vazhdoi performancën si një profesioniste e vërtetë, duke marrë edhe duartrokitjet dhe mbështetjen e publikut.