Gresa Hoti, modelja e njohur nga Kosova e cila e ushtron profesionin e saj në Itali, ka rrëfyer disa detaje përballë publikut.
Teksa po diskutonte me banorët e shtëpisë së BBV Kosova, përkatësisht Stresin dhe Lugatin, ajo ka treguar se sa paguhet si modele.
Megjithëse nuk tregoi një shifër fikse, modelja shtoi se ka patur raste që për vetëm një ditë, ka marrë 8 mijë euro.
“Nuk mund të flas për shifra konkrete pasi nuk i dihet kurrë. Vjet bëra një fushatë për një krem mora 8 mijë euro për një ditë. Pas 60-90 ditëve kanë të drejtë të më paguajnë”, iu përgjigj Gresa interesimit të Stresit dhe Gjonit
Gresa shtoi se ka edhe nga ato muaj që nuk ka punë dhe asaj i duhet të rri pushim.