Diten e djeshme, Einxhel Shkira beri te ditur se do te shuante cdo kuriozitet te ndjekesve nepermjet nje ‘video live’.
Ajo u shpreh se cdokush mund ti beje asaj pyetje nga me te ndryshmet sipas deshires, deri te ato ne lidhje me eksperiencen e perjetuar ne “Big Brother VIP”.
Ne mesin e pyetjeve, asaj iu kerkua te fliste per raportet qe ka me ish-banoret, vecanerisht Donald Veshajn.
Me konkretisht, Einxheli u pyet nese do shkonte ne emisionin e binjakeve Veshaj, e cila u pergjigj me nje “po”, por me nje kusht: Ti japin sa me shume para!
“Nuk është që nuk ka patur tentative që të ftohemi, jo bashkë, veç e veç me sa di unë, por kontakt nuk kemi patur, a do shkoja? Si një mikesh jo, si një kolege jo, si një ish-banore që ka jetuar në të njëjtën shtëpi për shkak të rrethanave sigurisht që jo sepse nuk na lidh asgjë, nuk hy në listën e atyre që mund të iu shkoj në emision, por nga ana profesionale, si person publik, nëse më bëhet ftesa dhe nëse më ofrohet ajo që unë kërkoj për të qenë në një emision, ju e din çka nuk bëhet me lekë bëhet me më shumë lekë, kundrejt benefitit pse jo, duke qenë se në marrëdhënien time të parë të punës me të nuk jam paguar, ndoshta kundrejt një pagese të caktuar mund të isha pjesë e emisionit në të kundërtën nuk do të hidhja poshtë të gjitha gjërat e tjera sepse nuk kam arsye që të shkoj si e ftuar”, u shpreh Einxheli.