Moderatorja Kiara Tito është kthyer në një nga banorët më të përfolur të “Big Brother VIP”, kjo për shkak të raportit të saj me Luizin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe gjithashtu për shkak të rrëfimit që këngëtari bëri me të, për sëmundjen e rrallë nga e cila tha se vuan.
Ajo që vihet re dhe që ka tërhequr edhe vëmendjen e ndjekësve gjithashtu, është se Kiara është e apasionuar pas veshjeve, e cila edhe në shtëpi zgjedh të veshë rroba të shtrenjta.
Rrobat e veshura nga moderatorja në “Big Brother” janë veshje të markave “brand”, të njohura në botën e VIP-ave.
Gjatë qëndrimit në shtëpi ajo është parë me një xhup jelek ngjyrë jeshile.
Duket i thjeshtë, por në fakt kushton plot 3700 dollarë dhe është prodhuar nga “Bottega Veneta”.
Ndërkohë triko poshtë kap shifrën e 291 dollarëve.
Ndërkohë gjatë Prime të kësaj të marte, ajo kishte veshur një bluzë të Dior me çmim 2700 dollarë.
Ndërkohë na mbetet të presim se çdo të ndodhi në vijim në shtëpinë e “Big Brother VIP”, si do të vazhdojë rrugëtimi i Kiarës e cila së fundmi ka preferuar ta largojë Luzin për shkak të zhgënjimit që pësoi pasi sipas produksionit rrëfimi i tij ishte një gënjeshtër, ndërkohë që ndjekësit në rrjetet sociale mendojnë të kundërtën.