Arbana Osmani di si të tërheqë vëmendjen çdo Prime të “Big Brother” me veshjen e saj dhe mënyrën si paraqitet në studion e spektaklit, e nuk bën përjashtim as mbrëmja e sotme.
Megjithatë, teksa veshja e saj komentohet nga publiku, vumë re se në fakt fustanin e veçantë që moderatorja e ka zgjedhur, e ka veshur më parë një tjetër personazh i famshëm shqiptar.
Po flasim për Nora Istrefin, e cila dy ditë më parë në një postim në Instagram shfaqet pikërisht me këtë fustan.
Nuk e dimë nëse Arabana është frymëzuar nga këngëtarja për veshjen apo është e gjitha një rastësi, megjithatë ja ku i keni bashkë të dyja vajzat, për të vendosur kujt i shkon më shumë: