Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Vendimi drastik për Amber Heard, miliona njerëz kërkojnë largimin e aktores nga “Aquaman”

LokimagazineLokimagazine29 August, 2023

Gjyqi mes Jonny Depp dhe Amber Heard duket se po i kushton shumë kësaj të fundit. Peticioni i Change.org për të hequr aktoren nga kasti i “Aquaman 2” ka arritur mbi 2.6 milionë nënshkrime.

Me përfundimin e javës së tretë të gjyqit, peticioni u kërkon drejtuesve të filmit që Amber mos të jetë më pjesë e kastit.

Peticioni shkruan se “Amber Heard është ekspozuar si dhunuese në familje nga Johnny Depp”.

Ai gjithashtu pretendon se që nga divorci i çiftit, Heard “ka bërë përpjekje sistematike për të shkatërruar Depp në Hollyëood, duke bërë rrëfime të pavërteta e të shumta të incidenteve në të cilat ajo kishte abuzuar me Johnny Depp, duke gënjyer se ai ishte abuzuesi”.

Peticioni shton se dhuna në familje ndaj burrave “duhet të njihet dhe duhet të ndërmerren veprime për të parandaluar që një abuzuese e njohur të promovohet në industrinë e argëtimit”.

Protesta virtuale e krijuar nga artistja Jeanne Larson synon tre milionë firma. Change.org vëren në faqe se nëse peticioni arrin qëllimin e tij, ai do të jetë një nga peticionet me më shumë nënshkrime.

Tashmë thuhet se Amber Heard do të ketë më pak se dhjetë minuta kohë në serinë e ardhshëm të Aquaman. Gazetarja e filmit Grace Randolph, e cila njihet për filmat e librave komikë, ka pohuar se fansat nuk do ta shohin aq shumë prej saj në vazhdimin e ‘Aquaman And The Lost Kingdom’, i cili pritet të dalë në mars 2023.

Nuk dihet nëse roli i Amberit ishte planifikuar të ishte i tillë apo nëse koha e saj në ekran u zvogëlua pas betejës ligjore me Johnny Depp.

Pas ndarjes së çiftit në vitin 2016, Heard shkroi një artikull për ‘The Washington Post’ në 2018, ku ajo e përshkroi veten si viktimë e abuzimit në familje, duke mos përmendur emrin e aktorit. Depp ka paditur Heard për artikullin, duke e akuzuar për abuzim fizik dhe verbal ndaj tij, por ajo i ka mohuar akuzat.

 

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

SHBA dërgon avionin më të madh ushtarak në botë pranë kufirit me Iranin

Lufta e Tretë Botërore po vjen: Irani tenton të ekzekutojë presidentin Trump

Irani goditet nga një tërmet i fuqishëm

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.