Ashtu siç kishim mësuar më herët, Einxhel Shkira iu bashkua spektaklit te djeshëm, shtëpisë së “Big Brother VIP”. Para disa kohësh moderatorja i çuditi të gjithë kur tha se do të shpërngulej në Afrikë, për të jetuar e punuar atje. Asokohe, ajo tregoi se në kontinentin afrikan, ku qëndroi për pak kohë, po e mbante një projekt që s’kishte lidhje me jetën publike.
Por çfarë e riktheu Einxhelin në Shqipëri? Banorja më e re e shtëpisë ka treguar gjatë një bisede me banorët se arsyeja ishte pikërisht “Big Brother VIP”.
“Unë duhet të ikja në Afrikë, duhet të isha atje tani, por Vëllai i Madh më zuri”, tha Einxhel me humor, duke biseduar me Palomën dhe Kledin.
Ajo foli gjithashtu për lëvizjet e shpeshta në karrierë.
“Në fillimet e mia kam patur një emision timin muzikor hip-hopi, pastaj kam bërë hyrje-dalje”, tha Einxhel duke shtuar se është disi aventuriere, ose kërkon vazhdimisht diçka të re.
https://www.instagram.com/p/CVh1-YBlPik/
Bashkë me të, në “Big Brother VIP” hynë edhe dy bukuroshe të tjera, këngëtarja Beatrix Ramosaj, dhe blogerja Sara Berisha, të cilat banorët i pritën me entuziazëm.
