“Vëllai i madh” iu “mbylli” gojën banorëve, por a ka vërtetë kamera në tualete? Ja çfarë thotë Sara Hoxha

Gjatë natës së djeshme, banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” po diskutonin nëse ka kamera në tualete.

Ishte Tan Brahimi që tregoi si fillim se diçka e tillë nuk mund të ndodhë, mendim i cili u mbështet dhe nga Ermiona.

Mirëpo në momentin që Luizi filloi të fliste, u dëgjua një zhurmë e madhe në shtëpi, e cila u cilësua si një shenjë nga produksioni që diskutime të tilla nuk duhet të bëhen.

Por, a ka vërtet kamera në tualetet e BBV?

Për këtë temë ka folur pak më parë producentja e këtij programi, Sara Hoxha, teksa ishte e ftuar në “Goca & Gra”.

Sara tregoi me batutë se diçka e tillë nuk i lejohet t’a tregojë, ndërsa më pas sqaroi se kjo pjesë e shtëpisë nuk survejohet nga kamerat.

“Ambienti është privat”, u shpreh ajo.

Sa i përket diskutimit të banorëve ditën e djeshme në lidhje me kamerat, mund t’a shihni në videon e mëposhtme. /Lokimagazine.com