Lori Hoxha ka një Instagram me rreth 900 mijë ndjekës dhe këtë e dimë të gjithë. Por ajo që ndoshta nuk dini, është se Lori ka edhe një Instagram tjetër, privat. Jeni kuriozë të mësoni se çfarë ka atje? Na vjen keq t’ju themi se mundësinë për të qenë një nga ndjekësit e Lorit në atë profil nuk do ta keni, megjithatë ajo na dha një ide se çfarë poston atje.
E pyetur se çfarë ka ndryshe Instagrami i saj privat nga ai publik, Lori tha se ka përshkrime më të mira në foto, duke ndarë një imazh me dy vezë të ziera në dorë.
Ndërsa një ndjekëseje tjetër, e cila i kërkoi nëse mund ta ndiqte atje, Lori iu përgjigj:
“Do të më pëlqente të të kisha atje, por sinqerisht është kaq privat dhe postoj gjëra e materiale nga grupet e Whatsapp-it. Asgjë frymëzuese! Vetëm unë duke qenë vetvetja me miqtë e mi të afërt.”
Me pak fjalë, duhet të kënaqeni vetëm me kaq, sepse vështirë të shihni se çfarë ka Lori në atë Instagram.