Teksa ishte e ftuar së fundmi në “Zemër Luana”, Melinda Ademi nuk e humbi mundësinë të rikthente konfliktin me Tayna-n si edhe të ironizonte artistë të tjerë.
Në lojën “Paintball” – ku personazhi duhet të shënjestrojë disa emra të vendosur në tabelë, Melinda u pyet: “Cili artist në tabelë është ‘palo personazh’.
Mes artistëve: Loredana, Nora Istrefi, Majk, Ledri Vula, Tayna, Don Xhon, Gjiko, Rina Balaj, Fero, Dafina Zeqiri, Kida dhe Finem – ajo zgjodhi: Kidën.
Arsyeja? “Nuk kam ndonjë arsye shumë të fortë, por ka ndërruar stilin dhe nuk më pëlqen”.
E pyetur si cili personazh ka thënë “Melindën muj e nali” (Melindën mund ta ndal), ajo shënjestroi me ironi Tayna-n. Sërish zgjodhi Tayna-n kur u pyet “me cilin personazh nuk mund ta krahasojnë”.
“Kjo [Tayna] ka fol shumë keq për mua në estradë, mbrapa skenës, kam dëgjuar shumë fjalë. Mos kujto që nuk i kam dëgjuar fjalët, ok? Faleminderit për mirëkuptimin,” u shpreh ajo kur Olsi Bylyku e pyeti cili artist ka folur keq për të.
Nëse e keni harruar, Melinda dhe Tayna nuk kanë raportin më të mirë të mundshëm. E gjithë drama mes tyre nisi, ose të paktën u bë publike, kur Melinda publikoi një diss për Tayna-n në vitin 2019.
Shkurtimisht: “Ring, ring, ring, s’ki qa bon, kno për fmi tash”, shprehej Melinda në freestyle (improvizim) dhe nuk ishte e vështirë të kuptohej që i referohej këngës së Tayna-s, “Ring Ring”.
Më pas vazhdoi me “Columbiana je putana qik e pufit”, (kënga “Columbiana” – Tayna ft. Don Phenom), “Qfar boss chick me 30% move bit*h” (Kënga “Aje” me Ledri Vulën ku Tayna shprehet ‘I’m a boss chick”).
Më pas, Melinda kërkoi falje: “I kërkoj falje artistes Tayna për ofendimet në freestyle-in e fundit. Për shkak të drejtimit që ka marr rap-i i femrave, mendoj se duhet ta ndryshojmë kahun dhe të mos nxisim urrejtjte te gjeneratat e reja.”
Kontaktuar nga Prive, menaxheri i Tayna-s tha se nuk ka nevojë për reagim pasi Tayna s’ka asgjë për të thënë.
Ai shtoi se Melinda e ka ofenduar shumë Tayna-n dhe si rrjedhim, është ofenduar edhe nga shumë fansa të reperes.
Pasi në një farë mënyre Tayna nuk e pranoi faljen, Melinda reagoi në Instagram duke thumbuar sërish asokohe.
“U përpoqa të isha e sjellshme, por ma morën për dobësi. Do të rikthej sërish bishën, është e vetmja gjuhë që kuptojnë,” tha ajo.
Mesa duket, Melinda dhe Tayna janë ‘Noizy dhe Stresi’ i kësaj gjenerate. Shpresojmë të pajtohen edhe ato një ditë.