Vazhdojnë gafat: Amber Heard “mbajti shënime” në gjyq pa e prekur fare fletën! (Video virale)

Gjyqi i Amber Heard me Johnny Depp ishte padyshim nga gjyqet më të përfolura dhe të ndjekura kudo.

Ish-çifti i njohur kanë dhënë argumentet e tyre përmbyllëse para se gjykata të shpallë vendimin.

Si nga seancat e kaluara edhe në këtë të fundit ndjekësit ishin të vëmendshëm për të kapur momente që kryesisht i krijonte aktorja.

Videot tregojnë Heard duke shkruar në bllokun e shënimeve dhe kanë pushtuar internetin.

Përdoruesit e rrjetit besojnë se Heard po pretendonte ta bënte këtë për kamerat.

Në fakt, në disa video nga afër, shihet se stilolapsi i Heard-it nuk po prekte as bllokun e shënimeve.