Vajzë apo djalë? Dafina Zeqiri flet për planet e familjes me Dj Geek

Prej disa vitesh, këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, është në një lidhje dashurie me DJ Geek.

Duket se marrëdhënia mes çiftit është konsoliduar pasi kanë filluar të kenë plane për të ardhmen.

E pyetur nga moderatorja Roza Lati nëse ka dëshirë për një vajzë apo një djalë, Dafina u shpreh se do të donte të kishte binjakë.

Sa i përket muzikës, Dafi publikoi dy ditë më parë bashkëpunimin me Kidën, “Luje belin”, i cili është pritur shumë mirë nga publiku.