Vajza transgjinore e Elon Musk ka paraqitur një kërkesë për të ndryshuar emrin e saj në përputhje me identitetin gjinor dhe sepse “Unë nuk jetoj më dhe nuk dëshiroj të jem më e lidhur me babain tim biologjik në asnjë mënyrë, trajtë apo formë”.
Peticioni për ndryshimin e emrit dhe për një certifikatë të re lindjeje që pasqyron identitetin e gjinor u paraqit në Gjykatën e Lartë të Qarkut të Los Angeles-it në Santa Monica në prill. Kjo u zbulua së fundmi në disa raportime të mediave online.
Lindur si Xavier Alexander Musk, 18-vjeçarja i ka kërkuar gjykatës që të ndryshojë seksin nga mashkull dhe femër dhe të regjistrojë emrin e ri, Vivian Jenna Wilson. Nëna e saj është Justine Wilson, e cila u divorcua nga Musk zyrtarisht në vitin 2008.
Në dokumente, nuk kishte asnjë shpjegim të mëtejshëm për raportin midis saj dhe Musk. Në maj, rreth një muaj pasi u paraqit dokumenti, Musk deklaroi mbështetjen për Partinë Republikane, përfaqësuesit e së cilës mbështesin një sërë ligjesh që kufizojnë të drejtat e transgjinorëve.
Musk ka folur më parë edhe për përemrat e transgjinorëve, duke postuar në Twitter në vitin 2020, “Unë mbështes absolutisht njerëzit trans, por të gjithë këta përemra janë një makth estetik”.
Burimi: /Anabel