Valdrin Sahiti eshte nje nga stilistet kosovar me te njohur ne bote, i cili ka veshur yjet e famshem duke filluar qe nga Beyonce, Paris Hilton, Cardi B e deri tek motrat Kardashian.
Mirepo, kohet e fundit po qarkullojne shume video ku klientet ankohen per cilesine e fustaneve te dizenjuesit dhe ndryshimin nga cka shfaqet ne Instagram.
I tillë është edhe rasti i një shtetase kanadeze, e cila pak muaj më parë vendosi që të merrte një fustan nga stilisti i njohur Valdrin Sahiti.
Mirëpo fustani i porositur, sipas saj, u vonua shumë kohë dhe kur e kishte marrë ishte shokuar.
Ajo thotë se fustani nuk ishte aspak ashtu siç reklamohej dhe materiali ishte i dëmtuar, pavarësisht se kishte shpenzuar 2 mijë dollarë për të.
“Përshëndetje, dua atë denoncoj një kompani që gjendet në Shqipëri, Valdrin Sahiti është një stilist i njohur në Shqipëri. Kam porositur një fustan këtu dhe porosia erdhi një muaj pas datës së premtuar të mbërritjes. Ai mbërriti gjithashtu i shkatërruar në një çantë të thjeshtë, pa kuti, paketim apo faturë. Mbërriti dy përmasa më i vogël. Pëlhura ishte jashtëzakonisht e gërryer dhe veshja ishte bërë keq. Përfundova duke paguar mbi 2000 dollarë dhe mbeta pa asnjë fustan për të veshur në dasmën e motrave të mia. Ju lutemi bëni kujdes përpara se të porosisni nga kjo kompani. Ata kanë injoruar të gjitha mesazhet e mia, pasi erdhi fustani. Unë jam nga Kandaja. KA dhe shumë vajza të tjera që kanë pasur të njëjtën eksperience me Valdrin Sahitin.
Vajza nga Kanadaja kur evidentoi problemin, kontaktoi në faqen e Valdrin Sahitit, por nuk mori asnjë përgjigje dhe u injorua totalisht.