Vajza e Ilir Shaqirit protagoniste e një seriali në Netflix dhe aktore në një fim shqiptaro-italian!

Në “Dance Albania” mbrëmjen e djeshme është mbajtur gjysmëfinalja e spektaklit të kërcimit, duke dhuruar për gjithë teleshikuesit emocione të mëdha.

Një nga të ftuarit special në këtë gjysmëfinale ishte vajza e balerinit Ilir Shaqiri, Emily.

Teksa i shprehu dashurinë të atit dhe tha fjalët më të bukura për Shqipërinë, ajo zbuloi se shumë shpejt do të jetë protagoniste e një seriali në Netflix dhe se do të aktrojë po ashtu në një film italo-shqiptar.

Më pëlqen të kërcej, këndoj, por po përqendrohem te aktrimi, do të jem protagoniste e një seriali në Netflix dhe do luaj në një film italo-shqiptar”, Emily Shaqiri.

Balerini i njohur dhe vajza e tij Emily dhuruan një performancë magjike teksa Emily këndoi këngën e saj “Va tutto bene”, një dedikim për të atin kur ai ishte në shtëpinë e “Big Brother VIP, ndërkohë që Iliri e shoqëroi me kërcim.

Në fund, babë e bijë e mbyllën me hapat e tyre së bashku dhe një përqafim, ndërsa Iliri shprehu edhe emocionet e forta që mori nga ky moment.