Vajza e Ermiona Lekbellos, Elisa, ka qenë e ftuar ditën e sotme me anë të video-telfonate në programin “Big Brother VIP Fan Club”.
Ajo foli rreth lojës së nënës së saj brenda shtëpisë më të famshme, për të cilën u shpreh se po tregohet 100% reale.
Elisa tha se Ermiona nuk po përdor asnjë lloj strategjie me banorët e tjerë dhe shtoi se i preferuari i saj është Luizi.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme Ermiona pati një revoltë gjatë spektaklit, pasi banorët iu kthyen kundër për shkak të prishjes së lojës me litar.
Sipas tyre, Ermiona e kishte bërë gjithçka për të krijuar zhurmë e për të qenë në qendër të vëmendjes, gjë që u mohua kategorikisht nga këngëtarja.