Bashkëshortja dhe vajza e Armaldo Kllogjerit, Aida dhe Aria, kanë qenë të ftuara ditën e sotme në programin e mëngjesit “Wake Up”.
Aria u pyet nga moderatorët se si po e shikon babain e saj brenda shtëpisë, ndërsa ajo u përgjigj se është shumë krenare dhe uron të qëndrojë sa më gjatë në garë, edhe pse e ka marrë malli për të.
Duke qenë në një moshë të vogël, Aria u shpreh se nuk arrin të kuptojë çdo gjë që ndodh apo thuhet në shtëpi, mirëpo sërish u shpreh se i pëlqen ajo çka sheh nga i ati në lojë.
Aira foli gjithashtu për motrën e vogël që do të vijë së shpejti në jetë, gjë që i duket ende e pabesueshme, dhe u shpreh se pas daljes së Armaldos nga BBV do të gjejnë një emër për të.