Jo pak here Bora Zemani ka qene teme e bisedave te disa prej banoreve ne shtepine e “Big Brother VIP”, megjithese kohet e fundit nuk po flitej me per te.
Ishte Beniada ajo qe diten e sotme hapi nje teme diskutimi me Arjolen dhe Einxhel, mbi moshen e Bores dhe perputhshmerine e saj me Donaldin.
Beniada filloi te thoshte se Bora nuk ngjan fare per moshen qe ka por duket tek te 20-tat, si nje kukull e bukur e dizenjuar, sic u shpreh Beniada, mendim te cilin ja mbeshteti edhe Arjola.
Por, hapja e kesaj teme nuk u eshte dukur e rastesishme fansave te programit duke filluar keshtu te aludojne dhe te krijojne teorira se ne fakt kjo bisede eshte shtyre te behet nga ana e produksionit.
Sipas komenteve, ata mendojne se Beniades dhe Arjoles u eshte thene ne dhomen e rrefimit qe te fillojne e te flasin per Boren.