Marina dhe Luana Vjollcën prej një jete tashmë i kemi parë në television. Dikur bashkë, sot secila me emisionin e saj.
Motrat Vjollca nuk lënë moment pa e treguar sa të lidhura janë me njëra tjetrën, duke ndarë shpesh edhe postime funny në rrjetet e tyre sociale.
Së fundmi ka qenë Marina ajo që ka publikuar një bisedë nga një grup i familjes në whatsApp, ku padashje ka zbuluar portretin e Marget.
Deri më sot, ndonëse e ka publikuar vajzën në rrjetet sociale, portretin e ka mbajtur sekret. Por, ja një pakujdesi e vogël bëri që të gjithë ne të shohim si duket Marget e vogël.
Kjo duket tek screenshot-i i bisedës që ajo ka publikuar, ku wallpaper mban vajzën e saj.
Kujtojmë se pak kohë më parë, Marinës i ndodhi diçka e papritur. Ajo pësoi një incident dhe u shfaq me duart e fashuara. Ajo tregoi dorën në “instastory”, duke mos dhënë më shumë detaje se çfarë kishte ndodhur.
Më pas ajo falenderoi ndjekësit për mesazhet, si dhe sqaroi se dora iu dogj nga vaji.
”Dua ta nis këtë video me një falenderim nga zemra për të gjithë ju që jeni shqetësuar për gjendjen time. Sot nuk ka qene dhe një ditë e lehtë. E kam nisur ditën duke u përcëlluar me vaj, kjo dora është ajo që më është dëmtuar goxha. Shpresoj që me mjekimin e duhur që po e marr te QSUT që plagët të mos jenë të dukshme”-thotë Marina në video.