Katy Perry-t i ndodh e papritura gjatë përformancës së saj në episodin më të ri të “American Idol”. Teksa po performonte hitin e saj “Teenage Dream” të vitit 2010, 37 vjeçares i grisen pantallonat.
Ylli i muzikës kishtë zgjedhur të vishtë një palë pantallona lëkure ngjyrë portokalli dhe një korse me printe leopardi.
Edhe pse këngëtarja dukej shumë provokuese me veshjen që mbante, mesa duket pantallonat e saj ishin tepër delikate.
Ky incident ndodhi gjatë një momenti të performancës se Katy-it, e cila u përkul duke kërcyer teksa dhuronte atmosferë me këngën e saj.
Katy Perry gjithë këtë situatë e mori me shaka, madje iu kërkoi ndihmë kolegëve të saj të jurisë ta ndihmonin duke e mbuluar pjesën e grisur me një ngjitës.
Në llogarinë e saj në instagram ylli i muzikës ka postuar një video, ku duket qartë i gjithë momenti sa gazmor dhe i sikletshëm.