Mbrëmë është festuar 20 vjetori i themelimit të Top Media ku të pranishëm ishin gazetarë e emrat e mëdhenj të Top Channel përfshi konkurrentët e “Përputhen” dhe të larguarit nga shtëpia e “Big Brother”.
Padyshim aty nuk mungoi as Fifi, e cila u pa e afërt me pjesën e banorëve por edhe me Arbana Osmanin.
Një moment që ra në sy gjatë mbrëmjes ishte një kërcim i këngëtares me Arbanën, i cili përfundoi me puthje në buzë.
Fifi ra në sy edhe për takimin me Granitin dhe duket se hatërmbetjet kanë mbetur prapa pasi dyshja u shfaqën shumë të dashur me njëri-tjetrin.