Një lidhje mes Kiarës dhe Luizit po pritet me padurim nga publiku dhe fansat e dyshes, mirëpo familjarët dhe miqtë e afërt të Kiarës duket se nuk janë fort dakort.
Një koment i bërë së fundmi nga halla e Kiarës në rrjetet sociale tregon mendimin e saj rreth sjelljes së Luizit në shtëpinë e BBV.
Së fundmi, Luizi ka rrëfyer me banorët një pjesë nga historia e jetës së tij, ndërsa në një pyetësor të organizuar në rrjetet sociale halla e Kiarës ka shkruar se Luizi i rregullon historitë siç do vetë, duke na lënë të mendojmë se nuk është një mbështetëse e tij në këtë rrugëtim.
Kujtojmë se edhe tezja me miken e ngushtë të Kiarës, Liesa Haxhiasllani, kanë thënë se Kiarën dhe Luizin i shohin vetëm si shok, madje Liesa u shpreh se shpreson që puthja mes dyshes mos të ndodhë.