Dafina Zeqiri duket ka ndarë keq rrugët me një nga bashkëpunëtorët e saj.
Bëhet fjalë për artistin Ron Zaiti, i cili ka qenë në labelin e Dafinës që nga debutimi në muzikë.
Burime të sigurta për “Prive” bëjnë të ditur se artistët janë prishur me njëri-tjetrin me sherr. Ndarja e rrugëve ka qenë e hidhur deri në pikën sa disa nga projektet janë zhdukur nga platforma “YouTube”. Dyshja madje as nuk ndiqen në rrjetet sociale.
Kujtojmë se disa muaj më parë, dyshja solli këngën “Boma ni tel” që u prit mjaft mirë nga publiku dhe mori miliona klikime në YouTube.
Në lidhje me këtë, nuk është bërë akoma ndonjë reagim nga vet protagonistët