Ups! Jo më të pasme gjigande, zbulohet se Kim Kardashian ka zvogëluar vithet e saj! (Video)

Operacionet e vitheve (te njohura si BBL) jane nje procedure e transferimit te yndyres nga nje pjese e trupit per ne kofshe, ije dhe vithe.

Kjo metode u be me se shumti e njohur nga familja Kardashian-Jenner, pasi ato te gjitha jane shquar per vithet e tyre te bera, duke perjashtuar modelen Kendall Jenner, edhe pse vete nuk kane pranuar asgje duke e mohuar faktin se mund te kene bere nderhyrje.

Ajo qe eshte perfolur me shume mes motrave per vithet e saj te medha ka qene gjithnje Kim Kardashian, mirepo tashme duket se nje ndryshim drastik ka ndodhur me te.

Ndjekesit kane vene re se format e Kim nuk jane me aq te theksuara dhe ne cdo foto te saj vihet re ndryshimi i madh ne vithe.

Fotot para dhe pas kane pushtuar tashme TikTok-un dhe rrjetet e tjera sociale e duhet thene se me te vertete vihet re ndryshimi.

Duket se Kim ka vendosur t’a reduktoje masen e saj te vitheve duke e bere te duket me natyrale.

Madje, disa komente shprehen se Kim e ka bere gjithe sakrificen per te veshur fustanin e Marilyn Monroe ne “Met Gala”.

Pra thuhet se pervecse ka humbur plot 7 kilograme, ajo ka vendosur te reduktoje edhe vithet pikerisht per t’u pershtatur ne fustanin ikonik.