Ups! Emily sapo na tregoi se Ilirin e pret nje surprize ne shtepi qe NUK do i pelqeje aspak! 

Vajza e Ilir Shaqirit, Emili, eshte tashme shume e ndjekur ne rrjetet sociale edhe nga shqiptaret qe pas pjesmarrjes se Ilirit ne “Big Brother VIP” e sidomos pas suprizes qe ajo i beri ne shtepine me te famshme. 

Ne nje prej videove te saj ne TikTok, Emili na tregoi se Iliri u ka lene nje porosi para se te behej pjese e BBV, porosi te cilen duket se ajo dhe nena e saj nuk e kane marre shume parasysh.

Ne shtator, ai u ka thene se nuk do me kafshe te tjera ne shtepi, nderkohe qe Emili e ka marre nje mace kur Iliri u largua per t’u bere pjese e BBV.

A do i pelqeje kjo gje Ilirit kur te kthehet ne shtepi? Epo, kete do na i tregojne vete ata!

Kujtojme se pas suprizes qe i beri te atit ne shtepine e Big Brother VIP, Emili eshte bere edhe pjese e intervistave ne Shqiperi, ku eshte shprehur se nje tjeter konkurrent qe i pelqen, pervec babait te saj, eshte Arjola, ndersa konkurrenti qe nuk i pelqen aspak eshte Donaldi pasi zihet shume me babin e saj.