Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekiçi po përflitet se janë në një lidhje dashurie.
Dhe me sa duket një lloj konfirmimi ka ardhur edhe nga modelja Beniada Nishani, e cila është prej javësh anëtare jurie në “He/She’s on Top”, me Megi Pojanin.
Gjatë puntatës së fundit të emisionit ku Beniada është moderatore, u diskutuan edhe lajmet se Megi dhe Endri janë bashkë.
E pyetur nga bashkëprezantuesi i saj Edi Manushi nëse ka folur me aktoren në lidhje me këto lajme, Beniada tha fillimisht “jo”, por më pas vijoi duke shtuar se ajo dhe futbollisti janë “çifti shumë i bukur.”
Biseda:
Edi Manushi: Çfarë ka ndodhur?
Benaida: Ka ndodhur që kam parë Megin me pushime me disa breshka. Ka nxjerrë story breshkat. Ka dalë bukur në këtë foto Megi.
Edi Manushi: Ke folur me Megin për këtë histori?
Benaida: Tani unë aty e kuptova të them të vërtetën. Por çift i bukur (qesh)… nuk e di nëse janë por që çifti i bukur.
Edi Manushi: Pra qenkan çift e tha Beniada Nishani!
Benaida: Obobo do na rrafi Megi do na kapi për flokësh.
Kujtojmë se dyshimet për një lidhje nisën nga postimet e përbashkëta të Megi Pojanit dhe Endri Ceçikçit në profilet e tyre në Instagram, ky dyshja dukej se po darkonin së bashku.