Instagram prezantoi një opsion të ri, që duket sikur tenton ta shndërrojë platformën në një konkurrent të Twitter-it.
Notes (shënimet) është opsioni i ri, përmes së cilit përdoruesit mund të përdorin tekst/emoji për të përditësuar miqtë e tyre me lajme, ide, mendime e kështu me radhë.
Instagram ka qenë i përqendruar te fotot dikur, më pas i dha prioritet videove (përmes Reels, që haptazi konkurrojnë TikTok) e tashmë po i jep vëmendje edhe teksteve.
Për të shkruar te Notes, shkoni te inbox, klikoni foton tuaj dhe më pas në kutinë “Share what’s on your mind” shkruani mesazhin që doni të publikoni. Në vijim, zgjidhni nëse do ta ndani me të gjithnjë followers apo vetëm me ata që i keni në listën e Close Friends (miqtë e ngushtë).
Shënimi juaj do të shfaqet në hyrje të inboxit dhe përgjigjet e ndjekësve të tjerë do të vijnë si DM.
Instagram tha se gjatë testimit zbuloi se njerëzit kishin mundësi të fillonin bisedat më lehtë. Pra, ndoshta i ndihmon çunat me çfarë të shkruajnë në mesazhe që të mos përfundojnë sërish te ÇKM-ja e famshme. Urojmë gjithashtu që Notes të mos rikthejë trendin “like dhe TBH”. [emoji që lutet].