“Une e kam boten ketu brenda, ti e ke jashte”- thellohet kriza e lidhjes Beatrix- Donald

Duket se marrëdhënia e Donaldit me Beatrix po kalon një krizë e cila sa vjen dhe thellohet akoma më shumë.

Kjo gjë është vënë re edhe pasditen e sotme, gjatë diskutimit të çiftit me njeri-tjetrin. Ata ishin duke biseduar ne divanet e sallonit dhe duke qëndruar pranë, megjithatë, DonaIdi dukej i pavëmendshëm dhe i papëqëndruar në bisedë.

Beatrlx e vuri re këtë gjë, dhe menjëherë ja vendosi në dukje.

Ajo e pyeti DonaIdin se pse po shikon dritat e tavanit, ndërkohë që ky i fundit përgjigjet duke i thënë se po mendon për botën jashtë.

Beatrlx: Pse rri shikon dritat e tavanit, kot. Ça mendon? Për çfarë po mendon?

DonaId: Po mendoj për botën jashtë.

Beatrlx: Çfarë po mendon për botën jashtë?

DonaId: Po mendoj se çfarë do të bëj kur të dal nga këtu

Beatrlx: Çfarë do të bësh kur të dalësh? Po unë këtu si pemë, faleminderit për mirëkuptimin.

Ky diskutim duket se e ka mërzitur Trixën, gjë që e bëri të largohej nga krahët e Donaldit.

Pse mendon për botën jashtë kur më ke mua këtu brenda, gjithë ky yll. Ik rri mendo për botën tënde jashtë, unë kam botën time këtu brenda momentalisht”, i tha ajo dhe u largua.

Ndërkohë, një konflikt tjetër ka ndodhur gjatë provës javore, ku ata duhet të mbajnë njeri-tjetrin në shpinë të përqafuar.

Por këtë radhë prova ka dështuar për faktin se Beatrlx ra nga shpina e DonaIdit. Teksa asnjëri nuk pranoi të merrte përgjegjësinë për humbjen, Donaldi u nevrikos me partneren.

Kjo e fundit e mori me sportivitet.

Mirë të bëhet, do rrish pa bukë. U mërzita tani”, iu drejtua ajo Donaldit.

Mos na lodh kot. U mërzite ti tani”, ia ktheu DonaIdi.

Më pas ai vijoi duke rregulluar rrobat në raft, ndërsa Beatrlx qeshte.

https://www.instagram.com/tv/CX_p4P8BnPK/?utm_medium=copy_link