Ukraina shpallet fituese e Eurovision, Ronela Hajati ben reagimi e papritur!

Mbremjen e djeshme, ne Torino te Italise u mbajt finalja e ‘Eurovision 2022’ ku u shpall fituese Ukraina.

Perpos shume polemikave, nje reagim duket se ka ardhur dhe nga kengetarja e vendit tone, Ronela Hajati.

Menjehere pas shpalljes se fituesit, Ronela ka reaguar nepermjet nje postimi ne ‘Twitter’ me mbishkrimin ‘WTF’, duke lene te kuptohet se nuk eshte i te njejtit vendim me ate te ‘Eurovision’.

Gjithashtu ajo i referohet dhe faktit qe sipas televotimit duhet te ishte kualifikuar por juria e  ‘vodhi’.

Ronela mbështeti publikisht përfaqësuesen e Spanjës duke e cilësuar si fituese.

Ukraina fitoi Eurovision me këngën “Stefania” nga Kalush Orchestra. 40 shtete votuan duke nxjerrë në vend të parë Mbretërinë e Bashkuar me 283 pikë, e ndjekur nga Suedia me 258 pikë, Spanja me 231 pikë dhe Ukraina me 192 pikë.

Megjithatë, votat e publikut ndryshuan gjithçka. 439 pikë për Ukrainën, bënë që ajo të renditet në vend të parë me një diferencë të dukshme pikësh.