Pak javë më parë, Juliana Nura rrëfeu brenda shtëpisë së BBV Kosova sherrin e viteve më parë me këngëtaren Dafina Zeqiri.
Ajo tregoi se sherri mes tyre lindi nga ish i dashuri i përbashkët, temë të cilën e ka prekur sërish së fundmi.
Ishte reperi Stresi, po ashtu banor i shtëpisë së BBV Kosova, ai që i solli dhe njëherë në vëmendje sherrin me Dafina Zeqirin.
“A mendon se një grua e fortë si ti, që flet për feminizëm dhe mbrojtjen ndaj gruas, dha një shembull të mirë duke përmendur dhunën ushtruar ndaj një gruaje tjetër qoftë dhe si vetëmbrojtje?”, i tha Stresi.
Duke ditur karakterin e Xhulit, ajo nuk ngurroi aspak t’i jepte një përgjigje Stresit.
‘Ishim në një vend të përbashkët, kafe ose një lokal. Ishte me motrën e saj dhe në atë kohë ishim dy fytyra që ishim përfolur dhe motra e saj më ofendoi rëndë. Ajo erdhi nga shpina dhe m’i kapi flokët. Nuk është sulm, por vetëmbrojtje. Nuk kam filluar unë e para por ka filluar ajo”, u përgjigj Xhuli.