U tha se nuk flasin, nëna e Luizit ka një koment për puthjen e tij me Kiarën

Mbrëmjen e djeshme banorët e “Big Brother VIP” sajuan një dasmë me kerkesë të ‘Vëllait të madh’, ku secili prej banorëve do të kishte një rol.

Kiara me Luizin u përzgjodhën si dhëndri dhe nusja e pasi dhanë betimet e tyre, shkëmbyen edhe puthjen e parë në buzë që u prit me brohorima dhe duartrokitje.

Kjo puthje shkaktoi një lum komentesh dhe reagimesh në rrjetet sociale, e një reagim nuk ka munguar edhe nga nëna e Luizit.

Miku i tij Meridian Ramçaj ka ndarë me ndjekësit në Instagram bisedën me nënën e Luizit, ku tek ai i ka dërguar foton nga puthja e tij me Kiarën, ajo ka shkruar: “U trashëgoftë“, shoqëruar me një emoji fytyre me zemra.

Me këtë mesazh të bërë publik hidhen poshtë aludimet që qarkullonin se Luizi nuk ka marrëdhënie të mirë dhe nuk flet me familjen e tij.

Ajo çka komentohej gjithashtu në rrjet ishte fakti se Luizi dhe Kiara nuk ndiqeshin në rrjetet sociale, duke ngritur dyshime se familjarët që menaxhojnë profilet e tyre të Instagram-it nuk kanë qenë dakort për këtë lidhje.

Mirëpo, tashmë shihet se dyshja kanë filluar t’a ndjekin njëri tjetrin.