U tha se Melisa Lleshi do të jetë pjesë e “Dance Albania”, por si qëndron e vërteta?!

Melisa Lleshi ishte e vetmja që pas daljes nga “Për’puthen” e mbajti ritmin duke iu përkushtuar muzikës.

E nëse dikënd e ka marr malli për ta parë në ekran nga sot do ta shohim çdo javë, pasi zbulohet se ish-konkurrentja e njohur sonte do të zyrtarizohet si konkurrentja më e re e “Dance Albania”.

Rikthimi i saj në televizion vjen vetëm pak ditë pasi ish i dashuri i saj Andi Shehi po ashtu ish-konkurrent, konfirmoi lidhjen e re të dashurisë.

Kujtojmë se Melisa dhe Andi ishin çifti më jetëgjatë i dalë nga programi i dashurisë.