Mungesa e Luiz Ejllit në koncertin madhështor “Alpha Show 2” të Noizyt, ngriti disa dyshime tek fansat e tyre.
Ditën e sotme u aludua se dyshja kishin prishur marrëdhëniet për shkak se Luizi është parë së fundmi në shoqërinë e reperit Getoar, pra “kundërshtarit” të Noizyt.
Getoar dhe Luizi do të sjellin së shpejti një bashkëpunim dhe kjo ka bërë të mendohet se ka patur një hatërmbetje nga ana e Noizyt e sakaq ai nuk e ka ftuar Luizin në koncertin e tij.
Mirëpo, ky i fundit ka ardhur pak më parë me një video sqaruese në Instagram-in e tij, ku ka treguar se nuk ka mundur të jetë pjesë e “Alpha Show” për shkak të koncerteve dhe angazhimeve të shumta që vijon të ketë që pas daljes nga BBV.