Pak ditë më parë, një lajm qarkulloi në media ku thuhej se vendin e Bora Zemanit si moderatore e “Përputhen” e zë Ori Nebijaj.
Së fundmi, në një intervistë, Ori foli për aspiratat në karrierën e saj, jetën private dhe pikërisht për moderimin e “Përputhen”.
Duket se ke pasur një vit të suksesshëm në karrierë, si ka qenë për Orin ky sezon?
“Një super sezon si gjithmonë. Wake Up dhe Pushime On Top janë dashuritë e mëdha që kam në Top Channel por në këtë sezon kulmoi produksioni që u realizua për 20 vjetorin, Endërrtjerrësit. Një emision nostalgjik dhe shumë emocionues ku të gjithë kujtuam dashurinë dhe lidhjen e ngushtë 20 vjeçare që kemi patur me ekranin më të dashur të shqiptarëve nga dita e parë e transmetimit Live e ider më sot. Për mua të isha mikpritsja në shtëpinë prej xhami ku të gjithë Ënderrtjerrësit kujtuan dhe treguan sfidat e tyre në 20 vite ishte absolutisht privilegj dhe krenari. U ndjeva e nderuar.”
Nga mëngjesi tashmë bëheni gati për Pushime on Top, çfarë do të sjellë ndryshe ky sezon?
Tani jemi në punë intensive pasi të hënën, më 4 korrik nis Pushime on top sezoni 5-të dhe kemi nje intervistë ekslusive nga politika. Do të kemi dhe këtë vit shumë destinacione ekskluzive, guida të reja si dhe personazhe me histori emocionuese. Për herë të parë Pushime On Top del këtë sezon jashtë kufijve shqiptar me disa destinacione nga një shtet tjetër .
“Pushimet on Top”, një program sa impenjativ aq edhe ‘funny’. I parë nga brenda, si do ta përshkruante Ori?
Shumë punë, shumë lodhje dhe shuuumë kreativitet. Një staf fantastik që punon me shumë dashuri për produksionin më të veshtirë në stil reportazhesh të realizuar ndonjëherë kjo për shkak të faktit që ne duam që cdo ditë nga e hëna ne të premte të kemi më të mirën e të mirës në transmetim për publikun që na ndjek me shumë fanatizëm prej katër vitesh tashmë dhe gati për 5vjetorin që e bën këtë sezon një festë thuajse cdo ditë.
Ndërkohë në media po përflitet se do të jeni moderatorja e re e Përputhen, ka diçka konkrete?
Kjo verë është shumë intensive për mua dhe fokusi mbetet Pushime On Top. Nje gjë është e sigurtë që sezoni i ri në Top Chennel do të ketë shumë risi dhe ndryshime dhe për mua.
Ori në një format ‘dating’, çfarë do të sillnit ndryshe në “Përputhen”?
A këtë s’di të ta them hiç. Unë as në ‘dates’ që kam dalë vetë s’kam shkëlqyer.
Duket si një format që shumëfishon famën, çfarë do t’i merrte Ori kësaj eksperience?
Fama për mua është e mjaft në dashurinë që ndjej nga publiku cdo ditë për gjithë këto vite në ekran në të gjitha emisionet që kam realizuar. Jam e bekuar për këtë.
Duket se keni provuar të bëni shumëçka në ekran, keni një format përzemër që do të donit të drejtonit?
Një format komplet në stilin tim që mendoj se sdo vonojë për ta patur në ekran.
Ori si një ndër personazhet më hermetike sa i përket jetës private, përse kjo zgjedhje?
Sepse jeta private është dhe duhet të jetë private. (thashë që nuk kam shkëlqyer në date-s) Unë dua që publiku të më njohë dhe të më dojë apo gjykojë për punën time profesionale, nuk kam dashur kurrë të bëhem e famshme apo të njihem nga lajmet rozë apo portalet si Ori e atij apo e këtij. Jam thjeshtë unë, vajza që punon në ekranin e Top-it.