Prej kohësh përflitet për një ndarje të mundshme të Anjeza Shahinit nga bashkëshorti i saj.
Këngëtarja që kishte qëndruar kohët e fundit larg skenës e mediave, aktive nuk ishte për një kohë as në rrjetet sociale.
Rikthimi i saj bëri bujë pasi ndjekësit vunë re se mungonin pamjet me bashkëshortin dhe kjo u bë shkas që të dyshohet për ndarje.
Mirëpo dicka e tillë është hedhur poshtë nga vetë këngëtarja.
Me anë të një postimi në InstaStory Anjeza Shahini shkruan se kjo nuk është e vërtetë dhe se të gjitha portalet që kanë publikuar dicka të tillë duhet të kërkojnë falje publike për gënjeshtrën, lajm i cili prish imazhin e saj.
Teksa etiketoi portalet që përhapën një lajm “fake”, ajo shkruan:
“Keni të “drejtën” tuaj për të kërkuar falje publike për lajmin e gënjeshtërt, dëm prurës ndaj imazhit tim publik, lajm i krijuar nga imagjinata juaj djallëzore.
Kërkoj të fshini shpikjen tuaj nga websitet dhe rrjetet sociale e shëmtuara që menaxhoni, dhe të përgënjeshtroni urgjentisht konkluzionin tuaj reth statusit tim familjar! Edhe për ju kjo ishte shumë e ulet. Të keni turp që lëndoni një familje, dëmtoni imazhin e një vajze të rritur para syve të publikut shqiptar.”