U tha se i dhane fund miqesise se tyre. Flet per here te pare Beniada mbi raportin me Einxhel

Një nga konkurentet më të dashura të edicionit të parë të Big Brother Vip, Beniada ka reaguar sa i takon lajmeve se mes saj dhe Einxhel ka një hatërmbetje.

Përmes një Instastory ku ndjekësit e pyetën nëse diçka e tillë është e vërtetë, Beniada u përgjigj se ka qenë mungesa e kohës ajo që i ka penguar të takohen shpesh, ama janë takuar dhe nuk ka asnjë arsye për hatërmbetje.

Ajo tha se krijimi i jetës së re në Tiranë nuk po i lë kohë as për familjarët, ama me Einxhel nuk ka një krisje të miqësisë.

 

Kujtojmë se brenda shtëpisë dy vajzat kishin një marrëdhënie shumë të mirë dhe shpesh u shprehën se do ta vazhdonin edhe jashtë miqësinë e tyre, ndërsa shkak për hatërmbetjen e supozuar u tha se ishin komentet e mamasë së Beniadës kundrejt Einxhel.