Një lojë e organizuar në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka sjellë një morí reagimesh në rrjetet sociale.
Banorët organizuan mes njëri tjetrit një “Talent Show” dhe performanca që do të merrte më shumë ‘like’ në Instagram, do të shpallej fituese.
Mirëpo, në videot e postuara u vu re një numër i pazakontë pëlqimesh në videot e Luizit dhe Oltës.
Dyshja arritën të thyejnë rekord duke arritur 80 deri 130 mijë pëlqime në një kohë shumë të shkurtër.
Komente të shumta në performancën e Oltës shpreheshin se pëlqimet janë të blera, pasi u shtuan brenda një minuti e nuk munguan akuzat ndaj produksionit të cilat sipas komenteve kanë dashur të shpallin Oltën fituese.
Nuk vonoi shumë dhe një reagim publik ka ardhur nga produksioni në faqen zyrtare të “Big Brother VIP”, duke treguar kështu edhe mospërfshirjen e tyre në pëlqimet e shumta në videon e Oltës.
Në postim shkruhet se është vendosur të pezullohet votimi me anë të pëlqimeve në Instagram për shkak të sulmeve kibernetike dhe blerjes artificiale të pëlqimeve.
Mirëpo, sërish publiku duket se vazhon me idenë se e gjitha ishte një lëvizje e produksionit, madje ky postim në lidhje me pezullimin e votimit nga Instagrami, erdhi pasi publiku kuptoi blerjen fallco të pëlqimeve.