Majk është nga reperët me origjinë kosovare, i cili numëron një numër të madh hitesh solo e bashkëpunime me emra të mëdhenj të muzikës.
Pak jave me pare Majk ishte i ftuar te Meriton Mjekiqi, ku dha shumë detaje nga jeta dhe karriera dhe siç e do zakoni i emisionit realizoi edhe një ‘freestyle’.
Që në fillim vërehet qartë se vargjet janë ‘diss’ ku sipas publikut i drejtohen reperit Don Xhoni.
Ai ka përmendur faktin se *Don Xhoni* pati shkëlqimin e tij gjatë periudhës së karantinës, ku ‘freestyle’ i tij i parë u bë viral dhe numëron miliona klikime.
“Ke dhez pahiri, po mendon se ke mrri. Dallojnë ata që dhezin dhe ata që shkruajnë histori”- thotë ai.
“Po qysh ka dhez shpejt iu ka hy uji. Menduat se u bëtë shpejt, por fama ju ka mashtruar”.
Më tej Majk hedh akuza për përdorim të ‘autotune’ duke thënë:
“Kur pata nis nota të larta me këndu më patën kritiku, 1 vjet më von reperat tu munu me bo të njëjtin sen me autotune.”
Pas gjithe rremujes qe shkaktoi me ‘freestyle-n’ e tij, i cilesuar nga publiku si nje ‘diss’ ndaj Don Xhonit, Majk ka vendosur te reagoje per here te pare.
I ftuar ne“Why Not”, Majk eshte shprehur se nuk ka konflikt me asnjë reper shqiptar, madje gëzon raporte të mira me të gjithë.
Gjithashtu theksoi se ndonjëherë gjërat nga publiku merren me kontekst të gabuar.
“Për të gjithë ata që mendojnë se kam konflikt me dikë, dua të ju tregoj sot se nuk kam asnjë konflikt me asnjë reper të estradës. Përkundër kam raporte të mira me të gjithë. Konflikt nuk kam jo me të po me asnjë.”, u shpreh reperi.